Ligji i Sportit në parlament, çfarë ndodhi ditën e sotme në parlament

schedule16:19 - 29 Korrik, 2020

schedule 16:19 - 29 Korrik, 2020

LIGJI I SPORTIT NE VOTIM

Parlamenti shqiptar miraton disa ndryshime në ligjin për sportin. Bashkitë nuk japin dot rroga mbi 100 000 lekë. Ndihmat e sponsorizimet materiale përjashtohen nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar

MIRATOHEN NDRYSHIMET PER SPORTIN NE KUVEND, JO RROGA MBI 100 000 LEKE NGA BASHKITE, FAVORIZIM SPONSORIZIMEVE

Ishte edhe një herë në vëmendjen e deputetëve. Ligji i Sportit pati disa ndryshime të tjera, të cilat u sollën në parlamentin shqiptar nga komisioni përkatës, dhe miratimi i të cilave u mbështet nga deputeti Fidel Ylli.

Një ndër pikat kryesore që sjellim në këto amendime ka të bëjë me prerjet e rrugëve abuzive me fondet e taksa paguesve shqiptarë nga autoritetet vendore. Kjo ka qenë një gangrenë në ekonominë e vendit në këto 30 vite, por nuk ndalemi me kaq. Qeveria shqiptare, në hapin e radhës duke filluar nga viti i ardhshëm, ka premtuar që do të rrisë ndjeshmërisht buxhetet për sportin, për shoqatat dhe federatat sportive“, deklaron Ylli.

Ligji kufizon pushtetin vendos që të japë rroga për futbollistë që paguhen deri në 100 000 lekë në muaj. Po ashtu, sipas ndryshimeve, ndihmat apo sponsorizimet me material sportive, pajisje sportive, barna e pajisje mjekësore do te përjashtohen nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

Ylli bëri një pasqyrë të asaj që ai e quan mbështetje të qeverisë për sportin, duke rikujtuar investime në stadiume e komplekse sportive, po ashtu duke premtuar një tjetër ndryshim tepër shpejt.

Kemi votuar bashkarisht në këtë sallë, amendime në kodin penal për masat e sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive. Gjithashtu kemi votuar ligjin e sponsorizimeve duke i dhënë një impakt më veprues arteries së biznesit me drejtim sportiv.

Po kështu, kemi votuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat e sportistëve. Ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë, është në proces edhe projektligji për 6% të TVSH-së për sa i përket objektive sportive“, përfundon deputeti socialist. Ndryshimet në ligj u miratuan me 87 vota pro, 7 kundër e dy abstenim. /abcnews.al