Ligji i Sponsorizimit, Shyti: Propozimi krijon centralizim, ju tregoj rrugëzgjidhjen

schedule09:38 - 28 Tetor, 2020

schedule 09:38 - 28 Tetor, 2020

Liga e Futbollit synon të krijojë centralizim me propozimin për Ligjin e Sponsorizimit. Ky është opinioni zv. rektorit të Universitetit Marin Barleti, Artan Shyti, i cili kritikon qeverinë për pragun e sponsorizimit

Bojkotin e ka konsideruar dhe vazhdon ta quajë të gabuar. Artan Shyti, zëvendës rektori i Universitetit “Marin Barleti”, gjykon se Liga e Futbollit rrezikon të presë shumë nëse vazhdon kështu, ndërsa mendon se kërkesa ndaj qeverisë për Ligjin e Sponsorizimit nuk është e duhura.

Jo vetëm kaq, por Shyti, kritikon Federatën për projektin e saj për këtë ligj. Specialisti i sportit dhe i financave nuk është me qeverinë për pragun për të përfituar ulje nga tatimet. Shyti e vlerëson ligjin e qeverisë dhe sheh një problem tek sporti në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!