“Ligji i mediave audiovizive ka probleme”/ Dezinformimi, Braçe: Duhet përgjegjësi dhe edukim

schedule13:13 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:13 - 16 Tetor, 2024

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Braçe ka deklaruar se ligji i mediave audiovizive ka probleme. Në një komunikim me gazetarët, ai ka thënë se duhet përgjegjësi dhe edukim, në mënyrë që të rregullohet. Sipas Braçes, ky ligj kufizon veprimtarinë e AMA.

Një ambient demokratik duhet të jetë u mbrojtur nga këto influenca dhe të jetë tërësisht i lirë.

Ligji i mediave audiovizive ka probleme në momentin që ne flasim, kufizon veprimtarinë e AMA.

Unë mendoj që të gjithë sektorët e medias duhet të vazhdojnë veprimtarinë në përputhje me ligjin. Ky shqetësim ngrihet dhe nga BE. Të gjithë ekspertët që ne kemi duhet ta rregullojnë vetë ligjin dhe jo ne. mund të rregullohet me përgjegjësi dhe me edukim të vetë mediave. Natyrisht, do të synojmë shumë te vetëedukimi.

Modeli mund të jetë shumë i vlefshëm, mund të synojmë me rregullat që ka BE”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!