Ligji i luftës me Greqinë ende në fuqi, Veliu në Abc Live: Pronat e shqiptarëve arsyeja kryesore e zvarritjes së çështjes

schedule16:02 - 23 Maj, 2022

schedule 16:02 - 23 Maj, 2022

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias vizitoi sot Tiranën, ku zhvilloi takime zyrtare me ministren për Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama.

Ardhja e zyrtarit grek në vendin tonë solli në pah problemet e pazgjidhura të së kaluarës midis dy vendeve, ligji i luftës dhe çështja çame.

Në lidhje me këtë të ftuar në studion e Abc Live ishin përfaqësues të Shoqatës Çamëria, Liljan Idrizaj dhe Alket Veliu.

Kryetari i Shoqatës Çamëria, Liljan Idrizaj thotë se që prej 1991-it qeverisë shqiptare i janë bërë kërkesa të herë pas hershme për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, i cili ka hyrë në fuqi që prej

1940-ës në periudhën kur vendi ynë ishte nën pushtimin italian.

Idrizaj tha në Abc Live se që prej vitit 2004 nga parlamenti i Shqipërisë ka aprovuar një rezolutë që e detyron qeverinë shqiptare që me çdo takim me palën greke po jo vetëm, të diskutojë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë që lidhet me pikëpamjet historike, juridike të të drejtave të njeriut.

Lexo edhe: Ministri grek i shkon Ramës në zyrë, ndan detaje nga takimi: Në fokus integrimi i Shqipërisë

Gjë që sipas Idrizaj është lënë pas dore nga shteti jonë. Çështja çam është zbehur tha Idrizaj.

“Shoqatat Çamërisë e krijuar që në janar të 91-it ka bërë ndërhyrje dhe ka bërë kërkesa të herë pas hershme për shtrimin e problemeve që kemi me shtetin grek. Si mund të ketë marrëdhënie të mira me një shtet kur ligji i luftës është në fuqi që në vitin 1940 të shekullit të kaluar?

Zëri jonë ka filluar të dëgjohet pas viteve 90. Ligji i luftës i intereson në radhë të parë shtetit shqiptar, marrëdhënieve ndërshtetërore por edhe pakicave në Greqi që janë përzënë në mënyra të ndryshme nga Greqi deri në grabitje, vrasje dhe dëbimet masivë nga Napolon 0. Prej këtyre përpjekjeve të shoqatës që në vitin 1994 është vendosur nga parlamenti shqiptar që 27 qershori të përkujtohet si dita e gjenocidit ndaj shoqërisë çame.

Më vonë në vitin 2004 nga parlamenti i Shqipërisë është aprovuar një rezolutë që e detyron qeverinë shqiptare që me çdo takim me palën greke po jo vetëm, që të diskutojnë çështjen të shqiptarëve të Çamërisë që lidhet me pikëpamjet historike, juridike të të drejtave të njeriut.

Është cekur në fillimet e qeverive pas viteve 90 është pranuara dhe është bërë traktat paqeje me Greqinë, ku theksohet problemi me çamët e Shqipërisë.
Por tani janë bërë hapa mbrapa. Qëllimi I shoqatës është që ky problem të zgjidhet.

Pala tjetër nuk ka vullnet, mundohet me minimizuar kërkesat e Shqipërisë. Ka pasur përpjekjeje me hequr vendlindjet e çameve të vjetër që është në kufijtë grekë. Por ka një zbutje nëpër libra”, tha Idrizaj.

Çfarë ndodh nëse hiqet ligji i luftës?

Alket Veliu u shpreh për Abc Live se të gjitha vizitat e ministrave grekë janë vizita me një axhendë të imponuar dhe pala shqiptare ka respektuar gjithmonë axhendën që është imponuar nga pala greke.

Sot Italia dhe Greqia nuk e kanë më këtë ligji luftë, ndërsa me Shqipërinë ligji ekziston. Veliu pohoi se një ndër arsyet që Greqia nuk heq ligjin e luftës janë pronat e shqiptarëve në kufijtë grekë.

“Së pari të gjitha vizitat e ministrave grekë janë vizita me një axhendë të imponuar dhe pala shqiptare ka respektuar gjithmonë axhendën që është imponuar nga pala greke.

Ligji i luftës dhe çështja çame duhet të jenë pjesë e axhendës e komunikimit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ata thonë që nuk ështyë çështje, por për ne është.
Përpjekja e grekëve për të mos ta trajtuar çështjen çame bën problem për ne.

Ligji i luftës: Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe nuk kishim sovranitetin e vendit. Atë vit Greqia i shpalli luftë shtetit italian dhe automatikisht dhe Shqipërisë duke qenë pjesë e pushtimit italian.

Sot Italia dhe Greqia nuk e kanë më këtë ligji luftë, ndërsa me Shqipërinë ligji ekziston.

Një nga arsyet është çështja e pronave, të cilat janë ngrirë. Në bazë të dekretit të 1940 shtetasit e huaj me të cilët Greqia kishte shpallur luftë ishin të privuar nga pronat e tyre.

Nuk flasim vetëm për pronat e çamëve por për pronat e shqiptarëve në tërësi, që u sekuestruan dhe sot nuk ka asnjë mundësi që shqiptarët ti drejtohen gjykatave greke për të kërkuar pronat e tyre”, tha Veliu.

Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë.

Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës.

Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri numër 13/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!