“Ligji antishpifje”, Soreca: Çdo ndryshim duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e “Venecias”

schedule17:45 - 17 Shtator, 2020

schedule 17:45 - 17 Shtator, 2020

Ambasadori i BE, Luigi Soreca në një postim në “Twitter” ka reaguar për ndryshimet në ligjin për median.

Ai shprehet se këto ndryshime duhet të jenë në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Çdo ndryshim në projektligjin e antishpifjes duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Autoritetet shqiptare janë zotuar për vazhdimin e punës me këtë ligj duke adresuar të gjitha çështjet e përshkruara në Opinionin e KV-së.

Ne kemi mbajtur shënim të gjitha deklaratat bërë dje nga shumica qeverisëse se do të ndjekë këto rekomandime dhe se do të zhvillojë konsultime të duhura”, shkruan Soreca.