Ligji anti-LGBT, Von der Leyen kërcënon Hungarinë me sanksione

schedule12:32 - 7 Korrik, 2021

schedule 12:32 - 7 Korrik, 2021

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka kërcënuar Hungarinë se do të nisë një proces gjyqësor sot nëse vendi nuk tërhiqet nga një ligj që diskriminon anëtarët e komunitetit LGBT, i cili hyn në fuqi nesër.

“Nëse Hungaria nuk e korrigjon këtë gabim, Komisioni do të përdorë kompetencat e tij për të ndëshkuar qeverinë e Orban,” tha ajo përpara Parlamentit Europian, duke e quajtur ligjin hungarez “një turp”.

Brukseli mund të fillojë procedurat  për shkelje të ligjit europian, i cili mund të çojë në rekurs në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian dhe vendosjen e sanksioneve financiare. Komisioni u dërgoi gjithashtu një letër autoriteteve hungareze në fund të qershorit duke i shprehur shqetësimet në lidhje me ligin e miratuar nga Parlamenti Hungarez në 15 qershor.

“Le të jemi të qartë.” Ne po i përdorim këto kompetenca te çdo shtet anëtar që shkel ligjin europian, “tha Ursula von der Leyen.

Por përveç  ligjit anti-LGBT, mungesa e transparencës në menaxhimin e fondeve europiane nga qeveria e Viktor Orban dhe mungesa e mekanizmave kombëtarë të kontrollit është bërë një situatë shqetësuese për Brukselin. s.ba/abcnews.al