Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në “Mbrëmje në ABC”, me Mirela Milorin, ndër të tjera u ndal tek ligji “Anti-KÇK”. Sipas saj ky akt normativ do të rrisë presionin për luftën kundër krimit të organizuar përmes masave konkrete
“Paketa si një akt normativ, vjen si një angazhim për ta çuar në një nivel më të lartë luftën kundër krimit të organizuar. Ky akt normativ, si një vullnet i qeverisë, do të rrisë presionin për luftën kundër krimit të organizuar përmes masave konkrete. Sjell për herë të parë edhe masa personale. Masat që do të merren janë , masa parandaluese pasurore dhe me karakter ekonomik’, tha ajo.
E pyetur nëse ky ligj po ndërhyn në punën e SPAK, që duhet të jetë e pavarur, ministrja u shpreh se roli i policisë në këtë rast është parandalues.
“Nuk ka anajë mbivendosje me vepimtarinë që ka SPAK-u, policia ka vetëm masat parandaluese. Këtu do jetë ajo që do veprojë policia. Nuk ka lidhje me rastet kur ka një proces penal. Nuk mbivenoset në asnjë moment karakteri i kompetenës së SPAK me veprimtarinë paraprake, parandaluese që do ketë policia. Nuk ka lidhje me veprintarinë e SPAK. Edhe ligji parashikon që vetëm për zbatimin e këtyre masave janë parandaluese. Lidhet me vetëm fakltin e parandalimit. Gjyqësori është tërësisht i pavarur, këto struktura do të ndihmojnë SPAK të dëgojë informojë. Sot dëgjuam rastin e parë, jam e bindur se edhe strukturat e ngritura në polici do të kenë mundësi të veprojnë”, deklaroi ministrja.
Më tej Milori, e pyeti ministren nëse do të ketë goditje të fortë së fundmi, por lidhur me këtë Gjonaj u tregua e rezervuar, por nuk e përjaSHton një gjë të tillë.
“Çfarë lidhet me përgjegjësinë ministrit të Drejtësië me ekstradimet është një aspekt tjetër. Është dhënë edhe sot në deklarata ku do të ketë goditje të përqendruara. Vetë ligji i parashikon të dyja subjektet edhe ata jashtë edhe ata që e shtrijnë aktivitetin këtu brenda”, tha ajo./abcnews.al