“Ligjet” japin “OK”, emrin që çoi KED për në Kushtetutese ia kalon Kuvendit për votim

schedule11:50 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:50 - 15 Dhjetor, 2020

Nga Erneta Shevroja

Deputetët e Komisionit të Ligjeve miratojnë kandidaturën e Altin Binajt për në Gjykatën Kushtetuese.

Me 15 vota pro, miratohet raporti i Komisionit të Ligjeve për t’ia përcjell kandidaturën e  Binajt Parlamentit për votim.

“Kandidatura plotëson të gjitha kriteret që Kushtetua dhe ligji parashikojnë. Kandidatura të kalojë për miratim në seancë parlamentare” tha Adnor Shameti.

“Plotësimi kësaj vakance është dhe një kusht për çeljen e negociatave. Krenar që po e përmbyllim me sukses këtë proces, plotësimit të tre vakancave që i takojnë Kuvendit” tha Manja.

Altin Binaj është kandidati i vetëm i Kuvendit për Gjykatë Kushtetuese. Kandidatura e Binajt iu përcoll dje Kuvendit nga KED dhe do të miratohet në seancën e së enjtes në Parlament.

Aktualisht gjykata Kushtetutese ka 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, ndërsa me Binajn, numri do të shkonte në 5, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.

Shanset janë që KED pas Binajt ti çojë edhe presidentit emrin e Sonila Bejtjas gjë që e bën Gjykatën Kushtetuese funksionale. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!