Liga Profesioniste e Futbollit dhe FSHF, kërkesë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimit

schedule13:29 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:29 - 2 Dhjetor, 2021

Në ambientet e FSHF-së është zhvilluar një mbledhje mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar Ligjin e Sponsorizimeve.

Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit, vendosën t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!