Jo më kot janë kampionët në fuqi të Portugalisë dhe aspirojnë për titullin e dytë radhazi.
Skuadra e Sporting Lisbon ka arritur një tjetër fitore spektakolare, me djemtë e Ruben Amorim, që kanë arritur të përmbysin gjithçka në transfertën e Braga, duke i mundur këta të fundit me shifrat 4-2, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Liga NOS.
Një dopietë e Conrad Harder, si dhe golat e Morta e Morten Hjulmand ishin decizive në fitoren e “Luanëve”, teksa më herët Braga mbante avantazhin e dyfishtë 2-0, pas dopietës së Ricardo Horta.
Falë kësaj fitoreje të madhe, skaudra e Sportin Lisbon ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe mbetet e vetmja skuadër mes ligave elitare të Evropës, që nuk ka pësuar humbje këtë sezon, ndërsa Braga mbetet në vendin e 5-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al