Futbolli italian do të qëndrojë pushim deri në datë 3 prill. Të gjithë shpresojnë që situata emergjente të marrë fund sa më shpejt dhe pas kësaj date të rinisë aktiviteti normal.
Hipoteza të ndryshme kanë qarkulluar në media në lidhje me atë që do të ndodhë në Serie A, por Liga e ka marrë një vendim përfundimtar. Sot pati një diskutim me të gjithë klubet dhe drejtuesit e Ligës kanë vendosur që kampionatet e këtij sezoni do të përfundojnë.
Të gjithë aktivitetet e këtij sezoni do të përfundojnë në muajt e ardhshëm, teksa Liga e Serie A i ka dhënë urdhër të gjithë klubeve që të pezullojnë seancat stërvitore për një javë. /abcnews.al