Liga Arabe largon Hezbollahun nga lista e grupeve terroriste

schedule16:39 - 30 Qershor, 2024

schedule 16:39 - 30 Qershor, 2024

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki, tha se organizata kishte ndaluar së cilësuari Hezbollahun si një “organizatë terroriste”.

“Shtetet anëtare të Lidhjes ranë dakord që emërtimi i Hezbollahut si organizatë terroriste nuk duhet të përdoret më”, tha Zaki.

Më 11 mars 2016, Liga Arabe e klasifikoi Hezbollahun si një “organizatë terroriste”, me rezerva nga Libani dhe Iraku, dhe i bëri thirrje që “të pushojë së promovuari ekstremizmin dhe sektarizmin, të përmbahet nga ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve dhe të ndalojë çdo mbështetje për terrorizmin dhe terroristët në rajon”.

Klasifikimi ndodhi menjëherë pasi vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit përcaktuan Hezbollahun libanez si një organizatë terroriste më 2 mars 2016./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!