Lidhje me Qaseem Suleimanin, Shqipëria shpall “non grata” dy diplomatë të ambasadës së Iranit në Tiranë

schedule15:23 - 15 Janar, 2020

schedule 15:23 - 15 Janar, 2020

Shqipëria ka shpallur “non grata” dy diplomatë të ambasadës së Iranit në Tiranë duke u kërkuar atyre që të largohen nga vendi brenda 72 orësh.

Diplomatët e shpallur “non grata” janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Vendimi u njoftua edhe nga ministri Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan ai.

Të dy diplomatët janë konstatuar nga shërbimet sekrete aleate të kenë kontakte me Gjeneralin Qaseemk Suleimani, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga forcat amerikane në Irak pas planeve për sulme të mëtejshme ndaj interesave të SHBA-ve në shtetin e Lindjes së Mesme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!