Lidhje intime me një kolege, dorëhiqet presidenti i CNN

schedule08:55 - 3 Shkurt, 2022

schedule 08:55 - 3 Shkurt, 2022

Presidenti i CNN Worldwide, Jeff Zucker deri dje konsiderohej si një nga drejtuesit më të rëndësishëm të lajmeve që reformoi rrjetin emblematik televiziv. Ai dha dorëheqjen e tij të mërkurën në mëngjes, duke pranuar se kishte mbajtur të fshehtë marrëdhënien me një kolege të tij.

Tronditja për CNN dhe për të gjithë industrinë e gazetarisë ishte e madhe, sidomos kur u bë e ditur se emri i Zucker iu shtua listës së gjatë të meshkujve, karriera e të cilëve përfundoi brenda natës.

Zucker foli me disa nga drejtuesit kryesorë të CNN të mërkurën në mëngjes, pak para se të njoftonte largimin e tij. Ai dy muaj më parë,  pushoi nga puna gazetarin Chris Cuomo. Prezantuesi i njohur u akuzua se kishte ndihmuar vëllanë e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili po përballej me akuza për ngacmim seksual, raporton abcnews.al

Ishte hetimi i brendshëm i Cuomo-s që çoi në zbulimin e marrëdhënies sekrete të Zucker-it me një kolege. Sipas New York Times, personi të cilit Zucker i referohet është nënpresidentja ekzekutive dhe shefja e departamentit të marketingut të CNN, Allison Golast.

Në një deklaratë, ajo vuri në dukje se ata kishin qenë miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë me Zucker për më shumë se 20 vite, por marrëdhënia e tyre ndryshoi  gjatë pandemisë.

“Më vjen keq që nuk e thamë në kohën e duhur. “Jam krenare për punën time në CNN dhe mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin tonë”. Të dy Zucker dhe Golast janë të divorcuar.

Çifti filloi karrierën e tyre në NBC në të njëjtën kohë në 1998. Kur Zucker u punësua nga CNN, ai kërkoi të kishte bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë me të. Një prej tyre ishte Golast.

Sipas CNN, Zucker dhe Golast të dy u divorcuan nga partnerët e tyre disa vite më parë. Thashethemet se marrëdhënia e tyre e ngushtë e punës ishte kthyer në një lidhje dashurie prej kohësh janë bërë objekt thashethemesh.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!