“Lidhja me Irina Shayk ishte gënjeshtër, Cristiano Ronaldo pëlqen djemtë!”

schedule11:39 - 10 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 10 Tetor, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, shpesh herë është akuzuar se është biseksual. Dyshimet për portugezin janë shtuar tashmë pas deklaratës së një pronari agjencie VIP-ash. Bëhet fjalë për Piotr Listerman, i cili ka disa fjalë edhe për lidhjen e CR7 me Irina Shayk.

 

“Unë e kam njohur Ronaldon kur ai ishte i lidhur me Irinën. Lidhja e tyre ishte vetëm një gënjeshtër e madhe, pasi lojtari pëlqen djemtë. Marrëdhënia e tyre ishte e dobishme për të dy, pasi modelja fitoi popullaritet në botë ndërsa Cristiano nuk donte të zhgënjente fansat e tij,” deklaron Listerman për “Grodon”.

 

“Mes tyre nuk kishte asgjë, edhe nëse mund të kishte ndonjë shkëndijë ato kanë qenë aksidentale. Unë atëherë mora plot 100 mijë euro për të mos folur se si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre”, përfundon Listerman. 35-vjeçari aktualisht është në një lidhje me Georgina Rodriguez, me të cilën u martua këtë verë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!