Lidhja e veçantë me Fiorentinën, Ribery: Jam i lumtur, shpresoj të qëndroj gjatë

schedule14:43 - 25 Nëntor, 2019

schedule 14:43 - 25 Nëntor, 2019

Franck Ribery la Bayern Munchen në verë dhe zgjodhi të vijonte karrierën në Serie A. 36-vjeçari kishte oferta të shumta, por zgjodhi pasionin e Firencës përpara milionave. Anësori ofensiv firmosi deri në vitin 2021 me Fiorentinën dhe është kthyer në idhullin e tifozëve viola.

Në një intervistë të realizuar me Luca Tonin për DAZN, mikun e tij të ngushtë dhe një nga personat që influencoi për të zgjedhur Fiorentinën, Ribery flet për aventurën e re dhe të ardhmen e tij.

Shpresoj të qëndroj sa më gjatë te Fiorentina. Jam shumë i lumtur, edhe familja gjendet për mrekulli në Firence. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse tifozët janë të lumtur me mua, atëherë gjithçka po shkon perfekt“, thekson Ribery. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!