Liderja e opozitës bjelloruse thirrje OKB: Dërgoni mision monitorimi në Minsk

schedule23:07 - 4 Shtator, 2020

schedule 23:07 - 4 Shtator, 2020

Liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara këtë të Premte, të dënojnë dhunën e përdorur ndaj protestuesve nga Presidenti Alexander Lukashenko, i cili akuzohet se manipuloi zgjedhjet, muajin e kaluar.

Duke folur në një sesion informal virtual të Këshillit të Sigurimit të KB, Tsikhanouskaya nxiti Kombet e Bashkuara, të dërgojnë një mision vëzhguesish ndërkombëtar në Bjellorusi, dhe kërkoi që Komisioni i të Drejtave të Njeriut i KB, të mbajë një sesion të posaçëm mbi situatën e të drejtave të njeriut atje.

Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya, aktualisht po jeton në mërgim në Lituaninë fqinje.

Kërkesa e saj vjen pasi policia në Bjellorusi arrestoi disa studentë, të cilët protestonin paqësisht në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Edhe gjatë ditës së sotme shumë punëtorë dhe studentë të IT dolën në rrugët e Minskut për t’u bashkuar me protestën e vazhdueshme masive, kundër “diktatorit të fundit të Evropës”.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!