Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump është përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet e hedhura ndaj kombit iranian” gjatë protestave që kanë përfshirë vendin.
Ky është reagimi i parë i Khameneit në llogarinë e tij në gjuhën perse në platformën X që nga 12 janari. Më herët, ai kishte akuzuar protestuesit se po vepronin në emër të Trumpit dhe “terroristëve të huaj”.
Gjatë trazirave, disa protestues kanë djegur imazhe të Khameneit, ndërsa ndezja e fotografive të udhëheqësit 86-vjeçar me cigare është kthyer në një simbol të hapur të sfidës kombëtare ndaj regjimit të tij.


