Irani do t’i qëndrojë besnik pozicionit për të mos zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara, tha të dielën lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei, duke i përshkruar të dy vendet si armiq të betuar në prag të 40 vjetorit të hyrjes së iranianëve në ambasadën amerikane në Teheran.
“Një mënyrë për të bllokuar infiltrimin politik të Amerikës është ndalimi i çdo bisedimi me Amerikën. Do të thotë që Irani nuk do t’i nënshtrohet presionit të Amerikës, “ka thënë Khamenei, i cili është autoriteti më i lartë i Iranit.
“Ata që besojnë se negociatat me armikun do të zgjidhin problemet tona janë 100% të gabuar”, ka shtuar ai.
Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan më shumë gjatë vitit të kaluar pasi Presidenti i SHBA Donald Trump shkeli një pakt të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, sipas të cilit Teherani pranoi frenimin e programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Përvjetori i hyrjes së iranianënve në ambasadën amerikane menjëherë pas Revolucionit Islamik të Iranit në 1979 shënohet në Iran me demonstrime vjetore të turmave që brohorasin “Vdekja për Amerikën” në të gjithë vendin./abcnews.al