Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në në një samit në Uzbekistan javën e ardhshme, u tha gazetarëve të mërkurën i dërguari i Rusisë në Pekin, Andrey Denisov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Takimi i pritshëm në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të jetë i pari ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, që nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të këtij viti.
Do të jetë gjithashtu udhëtimi i parë jashtë shtetit për Xi që nga ditët e para të pandemisë së koronavirusit. Samiti i SCO-së do të mbahet më 15 deri më 16 shtator në Samarkand. /abcnews.al