Lideri i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu ka ripërsëritur ftesën e tij për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, për të vizituar Turqinë.
Me anë të një postimi në twitter, Kemal Kilicdaroglu, thekson se mes Shqipërisë dhe Turqisë ekziston një miqësi e fortë dhe vizita e presidentit Meta do ta forconte edhe më shumë.
Postimi i Kemal Kilicdaroglu:
Lideri i Opozites Turke, z.Kemal Kilicdaroglu mesazh ne Twitter per Presidentin Meta, ku rikonfirmon ftesen per viziten ne Turqi:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta
e prita me kënaqësi përshëndetjen tuaj. Ekziston një lidhje e fortë historike midis popujve të Turqisë dhe Shqipërisë. Këtë miqësi ne duam ta forcojmë edhe më shumë. Vizita juaj do të na bëjë të lumtur.
/Abcnews.al/