Lideri i opozitës izraelite kritikon Netanyahun: Gaza nuk mund t’i dorëzohet Autoritetit Palestinez

schedule16:27 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 16:27 - 13 Dhjetor, 2023

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid thotë se “nuk ka njeri që mendon se Gaza duhet t’i dorëzohet” Presidentit të Autoritetit Palestinez (PA) Mahmud Abbas, pavarësisht sugjerimeve nga SHBA se Gaza e pasluftës mund të qeveriset nga AP.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapid argumentoi se diskutimi për qeverisjen e Gazës nga Abbas u krijua nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si një mënyrë për të luftuar kundër një “ideje të pafuqishme”, shkruan Al Jazeera.

“Përgjigjja është se Netanyahu po bën atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij: nxitje, gënjeshtër dhe prodhuar urrejtje”, shkroi Lapid në platformën X.

“Tani ai e bën këtë vetëm në mes të një lufte të ashpër, kur ushtarët vriten çdo ditë. Nuk mësoi asgjë nga 7 tetori. Fatkeqësia nuk e ka ndryshuar, nuk mund ta pranojë fajin. Ky njeri nuk mund të vazhdojë të jetë kreu i vendit. Është shumë e rrezikshme”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!