Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un thuhet se mund të ketë ndërruar jetë ose të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportimeve nga një rrjet transmetimi në Hong Kong Kim Jong Un ka ndërruar jetë ndërsa një reviste japoneze raporton se lideri i Koresë së Veriut ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër, më herët gjatë këtij muaji.
Shijian Xingzou, zv /drejtorja e Televizionit Satelitor HKSTV në Hong Kong një rrjet transmetimi i mbështetur nga Pekini, pretendon se Kim është ndarë nga jeta ndërsa citon një “burim shumë të fortë”.
Postimi i këtij rrjeti në aplikacionin e mesazheve kineze Weibo është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, sipas një raporti në International Business Times, shkruan New York Post.
Raporte të tjera të pakonfirmuara, që i atribuohen burimeve brenda partisë në Pekin, thonë se operacioni në zemër ka shkuar keq pasi kirurgut po i dridheshin duart. /abcnews.al/