Në mesazhin e tij të parë publik që nga masakrat e 7 Tetorit, lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar tha se fraksioni islamik po përballet me një “betejë të ashpër dhe të paprecedentë” kundër Izraelit.
Ai shtoi se grupi nuk do t’i nënshtrohet kurrë “kushteve të okupimit” dhe se janë në rrugën e duhur për të shtypur ushtrinë izraelite.
Sinwar u shpreh gjithashtu i sigurt në fitore, duke pretenduar se Hamasi arriti të vriste “më shumë se një mijë ushtarë të armikut”, një shifër shumë larg numrit të viktimave.
Autoritetet izraelite vlerësojnë se numri i ushtarëve të vrarë deri më tani është pak më shumë se 150./abcnews.al