Lideri i Hamasit: Izraeli kryen masakra për të mbuluar dështimet e tij

schedule17:54 - 1 Nëntor, 2023

schedule 17:54 - 1 Nëntor, 2023

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha të mërkurën akuzoi Izraelin se po kryen masakra në Gaza për të mbuluar dështimet e tij ndërsa shtoi se nuk do të ketë stabilitet në rajon nëse palestinezët nuk fitojnë “pavarësinë” e tyre.

“Ne i themi armikut dhe atyre që e mbështesin atë se përpjekjet tuaja për të mbuluar dështimet tuaja nuk do t’ju shpëtojnë nga një disfatë e madhe,” tha kreu i lëvizjes palestineze me bazë në Katar në një fjalim të transmetuar nga mediat e Hamasit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit, 8,706 njerëz, përfshirë 3,648 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Izraelin, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë dhe të dhunshëm të lëvizjes islamike palestineze në tokën izraelite më 7 tetor.

Nga ana izraelite, sipas autoriteteve, gjatë këtij sulmi u vranë mbi 1,400 njerëz, kryesisht civilë. Ismail Haniyeh deklaroi se ky sulm ishte një reagim ndaj “politikës raciste” të qeverisë izraelite të Benjamin Netanyahu ndaj palestinezëve.

“Ne paralajmëruam të gjitha palët me të cilat u takuam para kësaj lufte se vazhdimi i politikave të shtypjes dhe dhunës së Netanyahut dhe qeverisë së tij fashiste, sulmi në xhaminë Al-Aksa [në Jerusalem] dhe vendet e shenjta islame dhe të krishtera, ndërtimi i vendbanimeve dhe vrasja e kolonëve ekstremistë për të mbjellë shkatërrim, kaos dhe vdekje nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.
Ne i kishim paralajmëruar se kjo nuk do të kalonte pa u ndëshkuar dhe se një shpërthim ishte i pashmangshëm dhe se ishte e domosdoshme që ata të pengonin makinacionet e këtij krimineli dhe bandës së tij. Për fat të keq, askush nuk i dëgjoi lutjet tona, përkundrazi”, shtoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!