Liderët europianë mblidhen në Shqipëri, Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë

schedule21:23 - 23 Tetor, 2022

schedule 21:23 - 23 Tetor, 2022

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Lajmin e bën të ditur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” , shkroi në një postim në twitter Charles Michel.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.