Janë disa liderët nëpër botë të cilët konsiderohen të paprekshëm, për shkak se prej vitesh drejtojnë vendin e tyre. Vetëm dy prej tyre, në Sudan dhe Algjeri u rrëzuan nga postet përkatëse 2 javët e fundit.
Omar al-Bashīr: 30 vjet në drejtim të Sudanit; Abdelaziz Buteflika: 20 vjet në krye të Algjerisë. Brenda dy javësh dy presidenca historike kanë mbyllur ciklin e tyre që dukej i papërfundueshëm.
“Siç Transit Gloria mundi” do të thoshte Silvio Berluskoni, i cili përdori një citim në latinisht për të komentuar fundin e Muammar Gheddafi pas 42 vitesh dominimi të pakundërshtueshëm.
Gjithsesi Teodoro Obiang Nguema fle ende i qetë në Guinenë Ekuatoriale, ku është President që nga viti 1979. Dhe zëvendës është djali i tij Teodorin Obiang, i cili do të jetë pasardhësi në këtë post.
Lideri i dytë më i moshuar në botë është Paul Bia, në krye prej 36 vjetësh në Kamerun, ku shtatë vite më parë ka qenë kryeministër.
Në Kongo Denis Sassu-Nguesso ka qenë president nga viti 1979 deri në vitin 1992, dhe më pas mori sërish pushtetin në vitin 1997, për një total prej rreth 35 vjetësh. Mandate i tij aktual do të përfundojë në 2021-shin.
Në listën e veteranëve është dhe Joueri Museveni, që ka marrë pushtetin në Ugandë në 1986-ën: 33 vjet pushtet absolut.
Duke u larguar nga Afrika, në Biellorusi 64 vjecari Aleksandr Lukašhenko vazhdon të drejtojë vendin që nga viti 1994.
Në fund Nursultan Nazarbaev, i cili ka qenë president i Kazakistanit nga viti 1990 deri në dorëheqjen surprizë në marsin e këtij viti. Gjithësesi kontrollon vendin, duke marrë në konsiderayë që është kreu i partisë në pushtet si dhe i Këshillit të Sigurisë Botërore; por dhe është shpallur “babai i kombit” përjetë. Në nder të tij i është ndryshuar dhe emri kryeqytetit të vendit nga Astana në Nur – sultan, duke shkaktuar protesta që u shtypën me dhunë. /abcnews.al