Liderët e G7 pozojnë në “foton familjare” përpara nisjes së samitit treditor

schedule15:58 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:58 - 11 Qershor, 2021

Liderët e G7 kanë pozuar për “foton  familjare” në Gjirin Carbis, Angli përpara nisjes së seancës së parë plenare të samitit treditor.

Drejtuesit e ekonomive të përparuara të botës po mblidhen sot në Cornish për herë të parë që nga fillimi i pandemisë të koronavirusit, ndërsa mirëpritën Presidentin Joe Biden si një anëtar të ri që mbërriti me qëllimin për të rivendosur aleancat tradicionale amerikane.

Tema e parë që do të diskutohet është ekonomia globale si dhe norma e taksave globale e ndihma për vendet në nevoje.

Këto përpjekje, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të “krijojnë një ekonomi globale më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse” ndërsa liderët botërorë mblidhen në Cornëall.

Grupi pritet të shpallë miratimin e taksës globale prej të paktën 15 për qind, një propozim i drejtuar nga Biden për sistemin global të taksave, pasi Sekretarja e Thesarit Janet Yellen dhe homologët e saj ministra të financave njoftuan një marrëveshje mbi këtë çështje në fillim të qershorit në Londër. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!