Liderët e dy Koreve firmosin marrëveshje në Phenian

schedule11:07 - 19 Shtator, 2018

schedule 11:07 - 19 Shtator, 2018

Në ditën e dytë të negociatave në Phenian, udhëheqësi i Koresë së Veriut dhe presidenti i Koresë së Jugut nënshkruan një marrëveshje për reduktimin e tensioneve mes dy Koreve dhe për çarmatimin e plotë bërthamor.

Lideri Korean Kim Jong-un dhe presidenti koreanojugor Moon Jae-in kanë firmosur në Phenian një marrëveshje të parë për reduktimin e tensioneve.

Ceremonia e transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror u zhvillua në ndërtesën ku kruhen takimet zyrtare dy palëshe. Në përfundim të samitit Kim premtoi se do të vizitonte Seulin shumë shpejtë.

Në këtë mënyrë, lideri koreanoverior dhe presidenti i Koresë së Jugut kanë nisur raundin e dytë të negociatave. Në qendër të vëmendjes ishte pikërisht progresi në procesin e çarmatimit bërthamor.

Pas firmosjes së marrëveshjes Moon Jae u shpreh se të dy Koretë kanë rënë dakord për herë të parë që të kryejnë hapa të qartë për çarmatimin bërthamor, duke përfshirë dhe mbylljen e përhershme të qendrës së pasurimit me uranium në vend.

Nga ana e tij, Kim u shpreh se marrëveshja kërkon një gadishull të lirë nga armë bërthamore dhe kërcënime për të avancuar në marrëdhëniet mes dy Koreve, drejt një epoke të re paqeje dhe prosperiteti.

Menjëherë pas samitit të Phenianit, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter se lideri koreanoverior kishte pranuar vizitën e inspektorëve si dhe mbylljen e përhershme të qendrave bërthamore. Ai gjithashu ka hequr dorë dhe nga testimet me raketa.

Në mesazhin e kreut të Shtëpisë së Bardhë shkruhej se Kim ka rënë dakord të lejojë inspektimet bërthamore, që janë thelbësore për negociatat përfundimtare dhe të vazhdojë me mbylljen përfundimtare të qendrave të pasurimit me uranium dhe atyre ku kryhen testet e raketave. E gjitha kjo në prani të ekspertëve ndërkombëtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!