Liderët e BE-së pajtohen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën

schedule22:26 - 21 Mars, 2024

schedule 22:26 - 21 Mars, 2024

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar të enjten vonë një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, shkroi Michel në rrjetet sociale.

Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!