Samiti i sotëm i Bashkimit Europian ka të ngjarë të përfshijë një diskutim mbi pozicionin e Vladimir Putin pas rebelimit të armatosur të fundjavës së kaluar nga grupi mercenar Wagner.
Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet takimit përmes lidhjes me video dhe pritet të flasë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe pse pasojat nga rebelimi nuk janë zyrtarisht në rendin e ditës, udhëheqësja estoneze Kaja Kallas tha se tema do të diskutohet patjetër.
Një numër liderësh europianë kanë diskutuar tashmë pozicionin e liderit rus pas rebelimit, duke përfshirë Olaf Scholz, kancelarin gjerman, i cili tha se ngjarja ka dobësuar Putinin.
/abcnews.al