Lider brenda e jashtë fushe, Lautaro do “Scudetto”-n: Superkupa merr më shumë vlerë me trofeun e Serie A afër

schedule13:36 - 24 Janar, 2024

schedule 13:36 - 24 Janar, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se është një nga sulmuesit më të kompletuar të momentit, si për numër e finalizim golash, ashtu edhe në rolin e kapitenit, ku shfaqet si një udhëheqë i lindur, në fushën e blertë, i cili jo më larg se dy ditë më parë i dha “Zikaltërve” të tij, trofeun e parë sezonal, në finalen e madhe të Superkupës së Italisë, ndaj “Bluve” të Napoli.

Bëhet fjalë për “bomberin” argjentinas, Lautaro Martinez, i cili ishte autori i golit të vetëm në finalen e madhe të Rijadit, mirëpo mbrëmjen e tij nuk duket se ka mbaruar aty, pasi në dhomat e zhveshjes ka mbajtur në fjalim goxha “frymëzues” në sy të shokëve të tij të skuadrës, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane u ka kërkuar atyre të luftojnë për titullin kampion të Serie A.

“Kjo Superkupë do të marrë vlerë edhe më të madhe nëse i vendosim afër edhe trofeun e Serie A. Punoni fort deri në fund, ashtu siç bëmë me Napoli-n. Rruga është e drejtë, vazhdojmë të mendojmë për ekipin dhe jo për veten tonë, siç kemi bërë deri më tani dhe nuk do të ketë asgjë që të na frikësojë”,- mësohet t’u ketë thënë “El Toro” shokëve të tij të skuadrës, me të përfunduar finalja e Superkupës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!