Libri që tremb figurat e fuqishme politike në Britani: Alkool, seks dhe vetmi

schedule15:51 - 16 Shtator, 2020

schedule 15:51 - 16 Shtator, 2020

Alkol, seks dhe vetmi. Është libri që trondit parlamentin në Britaninë e Madhe por dhe botën konservatore në Londër. Libri është shkruar nga Sasha Swire, bashkëshorte e ish deputetit konservator  Hugo Swire, dhe ka vënë në situatë të vështirë shumë figura të rëndësishme politike në vend, raporton la Repubblica.

Nga Boris Johnson dhe e fejuara e tij  Carrie Symonds e deri tek paraardhësi i tij, David Cameron, i cili del plotësisht i shkatërruar nga faqet e librit “Ditari i bashkëshortes së një deputeti: brenda dhe jashtë pushtetit”. Ditët e fundit fragmente të ndryshme të librit janë publikuar nga e përditshmja Times.

Problemi për Cameron është se në libër del jo vetëm si një burrë i cili pi alkool në momente të vështira, por dhe si një skllav i instinkteve të pa rezistueshme seksuale. Fundjavën pas humbjes në referendumin për Brexit në 23 qershor 2016, për shembull, në rezidencën e Oxfordshire  ku ishte e ftuar dhe ajo, Swire tregon se në atë kohë kryeministri britanik, i cili kishte bërë një fushatë të madhe për qëndrimin e vendit në Bashkimin Europian, kishte pirë disa shishe verë për të harruar humbjen, si dhe shumë puro, transmeton abcnews.al

Gjatë gjithë kohës Cameron ishte shumë i zemëruar dhe ofendonte vazhdimisht Boris Johnson dhe ministrin aktual  Michael Gov, konservatorë si ai por që e kishin tradhtuar duke mbështetur Brexit. Dhe bashkëshortja e Cameron, Samanta duhej të konsumonte një sasi të madhe alkooli para se të mund ta shoqëronte gjatë fjalimit të dorëheqjes, duke detyruar Cameron që të largohej pasi nuk duronte dot erën e alkoolit tek gruaja e tij.

Jo vetëm kaq. Cameron dhe pse i martuar ndjente shpesh disa instinkte seksuale për autoren e librit. Ajo tregon se dikur po ecnin në një shteg, dhe Cameron i kishte kërkuar që të largohej pasi aroma e saj i shkaktonte stuhi hormonale dhe do e kishte shumë të lehtë ta tërhiqte në një cep dhe të kryente marrëdhënie seksuale me të, transmeton abcnews,al

Ndërkohë gjatë darkave me Swire, Cameron ka treguar detaje pikante nga vizitat e tij shtetërore nëpër botë. Si për shembull kur u takua në Itali me Berlusconin, i cili i kishte treguar se kush ishte godina e Downing Street e Romës. Më pas Cameron kishte parë dhe dhomën e gjumit të Berlusconin dhe pranë shtratit kishte një pasqyrë të madhe, duke bërë që ish kryeministri britanik të pyeste nëse kishte filma pornografikë në atë kohë.

Në pjesë të librit të saj të publikuara deri tani nga Times, mes të tjerave Swire tregon dhe darkat e saj me Boris Johnson, nga ku del një portret i panjohur: kryeministri britanik është një njeri shumë i trishtuar nga brenda dhe i vetmuar, ndërsa e fejuara e tij me të cilën ka dhe një fëmijë, është një dhelpër dinake./abcnews.al