Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Libri i ri për familjen mbretërore shkakton përplasje mes Harry-t, Meghan dhe autorit

schedule13:11 - 15 Mars, 2026

schedule 13:11 - 15 Mars, 2026

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë akuzuar autorin e një biografie të re për familjen mbretërore britanike për përhapje të “teorive të çmendura konspirative dhe melodramë”, sipas BBC.

Reagimi i tyre vjen pasi në mediet britanike u publikuan fragmente nga libri i ri i autorit Tom Bower.

Në pjesët e publikuara nga “The Times”, Bower pretendon se Mbretëresha Camilla i kishte thënë një miku se Meghan e kishte “manipuluar” princin Harry.



Ai gjithashtu shkruan se Meghan shihej nga Princi William dhe Catherine si një figurë përçarëse dhe një “kërcënim” për familjen mbretërore.

Përmes një deklarate, një zëdhënës i çiftit tha se autori ka kaluar prej kohësh kufirin nga kritika drejt një obsesioni personal.

Sipas tyre, Bower ka ndërtuar karrierën duke krijuar teori të ndërlikuara për njerëz që nuk i njeh dhe nuk i ka takuar kurrë.

Libri trajton gjithashtu marrëdhëniet e tensionuara mes Harryt dhe vëllait të tij, princit William, si dhe jetën e çiftit pas largimit nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe zhvendosjes në SHBA.

Në të përmenden edhe projektet e tyre mediatike dhe bamirëse, përfshirë marrëveshjet me Netflix dhe Spotify.

Libri i tij i ri, “Betrayal: Power, Deceit And The Fight For The Future Of The Royal Family”, pritet të dalë së shpejti dhe është vazhdim i veprës së tij të vitit 2022 për konfliktet brenda familjes Windsor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!