Vetëm një muaj pas botimit, libri “Një Tokë e Premtuar” e Barack Obama-s është shitur në mbi 3 milionë kopje. Crown njoftoi të mërkurën se janë shitur rreth 3.3 milion kopje në SHBA dhe Kanada. Duket se botimi i Obamas është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga librat e ish-Presidentëve më të shitur në kohët moderne.
Librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën 3.5 deri në 4 milionë kopje të shitura. “Një Tokë e Premtuar”, i pari nga dy vëllimet e planifikuara, flet për zgjedhjet e Obamës në 2008 dhe pjesën më të madhe të mandatit të tij të parë.
Ndërkohë, ende nuk është caktuar një datë botimi për librin e dytë. Botimet e mëparshme të shkruara para se Obama të bëhej President, “Dreams from My Father” and “The Audacity of Hope” u shitën 1 milion kopje. Libri “Becoming” i bashkëshortes së tij Michelle Obama, është shitur mbi 8 milionë kopje që nga viti 2018 kur doli në treg. /abcnews.al