“Libri i Jetës”, udhërrëfyes për fëmijë e të rritur. Zeqo e Gripshi sjellin librin me histori e piktura origjinale

schedule09:50 - 28 Qershor, 2023

schedule 09:50 - 28 Qershor, 2023

Këtë të mërkurë në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit të ftuar kanë qenë shkrimtari Epidamn Zeqo dhe piktori Oltsen Gripshi të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë bërë “Librin e Jetës”, ku sipas tyre përfshihen detaje në lidhje me disa faza kryesore të cilat përballet njeriu gjatë rrugëtimit.

Shkrimtari shprehet se është e rëndësishme që një fëmije ti shpjegohet me detaje që në fillim fazat e jetës, dhe pse jo të dijë dhe se ng aka ardhur ai apo marrëdhëniet e prindërve.

“Në këtë libër jam munduar që të qartësoj shtatë fazat kryesore të jetës që fëmijët të jenë më të përgatitur dhe të kuptojnë më në detaje jetën. Faza e parë është lindja, edukimi, zgjedhja që do të bëjë fëmija, aktivizmi diçka që të jep kënaqësi, vendimi për tu menduar dhe me kë për të bërë fëmijë, dhe më pas faza e fundit që është dhe vdekja. Libri ka mesazhe të koduara por që kur të rriten patjetër që e kanë më të lehtë kuptueshme. Pasi e ka lexuar vajza bën shumë pyetje, dhe është e thjeshtë për tu kuptuar”, ka thënë shkrimtari.

Nga ana tjetër piktori Oltsen Gripshi në intervistën e tij të dhënë për “ABC-në e Mëngjesit” është shprehur se është frymëzuar nga vajza e tij që të bënte edhe të gjithë imazhet në këtë libër.

Sipas tij ky libër është një përfshirje sa më e detajuar mes tekstit dhe imazhit që I bën bashkë dhe e bën të veçantë këtë libër.

“Ky është një libër ku unë kam guxuar që të bëj një libër për fëmijë, që të shndërroja fjalën në Imazh. Unë atë që shkrimtari kishte bërë për vajzën e tij Pandora, u mundova që ta ilustroj për vajzën time. Janë 48 imazhe, bashkë me kopertinën 50. Epidamni ka qenë shumë bashkëpunues dhe i ka pëlqyer puna e bërë. Kjo është një punë që ka nisur para dy vitesh dhe ajo që unë dua të shtoj  dhe veçantia e këtij libri është se udhëton në pejisazhe të ndryshme të Shqipërisë, prek kodrën, malin, qytetin, detin”, është shprehur piktori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!