Librazhdi ka festuar këtë të mërkurë nëntori 77-vjetorin e çlirimit. Përkujtimorja ka nisur me një ceremonie të zhvilluar në qendër të qytetit pranë Memorialit të Dëshmorëve.
Ndërkohë në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për Librazhdin zyrtarët e pushtetit lokal dhe veteranët përkujtuan krijimin e brigadës sulmuese dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Ndërkaq mes veteranëve nuk munguan edhe nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha. Me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha, ata vendosën dhe kurorë me emrin partia komuniste./abcnews.al