Librazhd, kapet me lak një tjetër ari në pyjet e Orenjës

schedule12:49 - 3 Nëntor, 2017

schedule 12:49 - 3 Nëntor, 2017

Një tjetër ari është kapur me lak nga fshatarët që banojnë pranë zonave pyjore në Librazhd. Kësaj herë një ngjarje e tillë, ka ndodhur në Orenje. Kafsha ka rënë në një kurth të ngritur në brendësi të pyllit. Megjithëse kjo është e ndaluar, banorët veprojnë kështu për shkak se kanë frikë mos kafsha zbret pranë shtëpive të tyre. Por mbrojtësit e mjedisit dhe të pyjeve në Librazhd janë kundër akteve të tilla. Ata thonë se kapja e kafshëve në këtë mënyrë do të ndikojë negativisht në mjedis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!