Libohova kundër bojkotit: Jam për dialog, nesër diskutojmë me presidentët

schedule22:46 - 23 Janar, 2020

schedule 22:46 - 23 Janar, 2020

Në ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se klubet e Superiores janë gati të bojkotojnë kampionatin për paketën ligjore të sportit.

Zv presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova ka folur shkurt rreth këtij lajmi në emisionin “Pressing” në ABC News, duke theksuar se nuk është absolutisht e vërtetë.

Mesa di unë nuk ka ide për bojkot. Nuk kemi diskutuar një gjë të tillë. Nuk jam për bojkot, jam për dialog. Nesër do të kemi një takim me presidentët e Ligës dhe do e diskutojmë sërish“, thekson Edvin Libohova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!