Libohova: 31 maji afati i fundit i rifillimit, pezullimi një hipotezë

schedule19:00 - 11 Maj, 2020

schedule 19:00 - 11 Maj, 2020

Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, foli për emisionin Fan Zone në Supersport, ku sqaroi disa nga temat që u diskutuan në Asamblenë e FSHF-së, që u bë ditën e sotme.

ASAMBLEJA – “Në Asamble, kishte disa vendime që Federata i merr çdo vit, pra është një mbledhje e zakonshme dhe nuk mund të pritej më shumë. Të gjithë po luftojmë që loja t’i kthehet fushës dhe gjithçka të vendoset në fushë. Të shtunën nga Komitetit Teknik i ekspertëve e kishin studiuar me kujdes protokollin e Federatës dhe pritet të kemi një përgjigje shumë shpejt”.

PROTOKOLLI – “Unë di që Komiteti Teknik ka punuar gjatë kësaj kohe. Kam mësuar që nesër do ketë një takim tjetër dhe me shumë mundësi mund të jepet një përgjigje. Tamponët? Teknikët na thënë se nuk është e nevojshme që t’i bëhet çdo lojtari tamponi. Nëse një lojtar tregon shenja, atëherë atij do i bëhet tamponi”.

STËRVITJA – “Ne kemi datën 18 maj për stërvitjen individuale. Por unë do doja që të niste që dje. Synimi ishte që çdo ditë e fituar është në të mirën e kampionatit. 31 maji është skenari i fundit kur mund të fillojë kampionati, prandaj ne ngulojmë që të nisim stërvitjet sa më shpejt të jetë e mundur”.

LILA – “Deklarata e Lilës? Unë e lexova reagimin Andit dhe fola me të. I premtova atij që të ulemi në ditët e ardhshme dhe për t’i zgjidhur gjërat në një situatë të qetë”.

PEZULLIMI – “Është një hipotezë që ne nuk duam ta mendojmë, por nëse është e pamundur që të nisim, atëherë qëndron edhe kjo e pezullimit përfundimtar”.

VERDIKTI – “Nëse nuk zhvillohet kampionat dhe as Kupa, atëherë 4 vendet e para që janë deri në këtë fazë në kampionat shkojnë në Europë. Qëllimi i Ligës është që klubet të kenë buxhetet e tyre dhe të jenë të pavarura. Koronavirusi e tregoi gjendjen e tyre dhe të gjitha u mbështetën te FSHF”.

PAKETA SPORTIVE – “Ne prisnim miratimin e paketës së sportit në qershor, u shty dhe kapi fundin e vitit. U miratua por jo ashtu siç e kemi kërkuar. Qëllimi është që ekipet e ligës të kenë buxhetet e tyre. Ne e pamë situatën që ndodhi me Koronavirus. Shpresojmë që kur të përfundojë kjo situatë emergjente, t’i rikthehemi edhe njëherë Ligës Profesioniste”.

12 SKUADRA – “Numri i skuadrave përcaktohet 1 vit më parë. Shtimi i skuadrave është një problem që është diskutuar në Komitetin Ekzekutiv”, përfundoi Libohova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!