Libi, sulm terrorist në ministrinë e jashtme në Tripoli

schedule11:41 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 11:41 - 25 Dhjetor, 2018

Një shpërthim dhe disa të shtëna u dëgjuan përpara selisë së ministrisë së jashtme të Libisë në Tripoli. Mediat lokale dhe disa dëshmitarë kanë raportuar se sulmi është kryer nga “terroristë të shumtë”. Bëhët fjalë për një sulm kamikaz me bilanc tre të vdekur dhe pesë të plagosur.

Sipas burimeve, raportojnë mediat italiane, bomba shpërtheu përpara ndërtesës, ndërsa brenda ministrisë pati një shkëmbim zjarri me “tre ose katër agresorë”.

Shpërthim i dytë, i shkaktuar nga një kamikaz ndodhi në katin e dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!