Libi, arrestohen 4 zyrtarë të tjerë pas përmbytjeve që morën mijëra jetë njerëzish

schedule10:21 - 30 Shtator, 2023

schedule 10:21 - 30 Shtator, 2023

Prokurori i Përgjithshëm i Libisë ka urdhëruar arrestimin e katër zyrtarëve të tjerë, duke e çuar numrin në 12, si pjesë e një hetimi për përmbytjet që vranë mijëra njerëz. 4 të dyshuarit, përfshirë dy anëtarë të këshillit bashkiak të Dernës, u arrestuan për keqmenaxhim të misioneve administrative dhe financiare.

Të hënën, zyra urdhëroi arrestimin e tetë zyrtarëve, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Dernës, i cili u shkarkua pas përmbytjes. Qeveria lindore ka thënë se planifikon të organizojë një konferencë ndërkombëtare donatorësh në Bengazi më 10 tetor, për t’u fokusuar në rindërtimin e zonave të shkatërruara nga përmbytjet.

Por dështimi i saj për të përfshirë qeverinë e Tripolit ka shkaktuar kritika në rritje nga donatorët. Mijëra njerëz vdiqën dhe shumë dëme u shkaktuan pas çarjes së dy digave që shkaktoi përmbytje masive në Derna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!