Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, rifutja në axhendë dhe aplikimi të paktën jo më vonë se 1 janari 2024, janë analizuar nga analisti i mirënjohur Mentor Nazarko në studion e ABC Live. Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri theksoi që ‘liberalizimi i vizave ka qenë gjithmonë i ndërlidhur me dialogun dhe nëse Kosova do të kishte progres me dialogun, Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave ‘qëmoti’.
Ndërkohë që për miratimin e propozimit gjatë ditës së sotme, për analistin Nazarko nevojiten disa argumenta teknikë, duke bërë që të mos ketë asnjë ndryshim cilësor, thjesht presidenca çeke e ka rifutur sërish për diskutim për të marrë një afat të qartë.
‘Ndonëse është marrë ky përparim, nëse nuk ka asnjë avancim në bisedimet me Serbinë, dhe BE nuk ka ndonjë karrotë apo shkop tja ofrojë Kosovës, vizat mbeten mekanizmi më i fortë për të ndikuar në dialogun me Serbinë.