Liberalizimi i vizave, Gashi: Lajm i rëndësishëm për Kosovën!

schedule23:51 - 3 Janar, 2024

schedule 23:51 - 3 Janar, 2024

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC, Labinot Gashi nga “KosovaPress” foli për liberalizimin e vizave, duke theksuar se është një lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Gjatë kësaj interviste, Gashi theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të keqpërdorin këtë mundësi. Gjithashtu ai theksoi se tashmë pasaporta e Kosovës është bërë edhe më e fortë dhe se tani renditet në vendin e 98

“Është shumë i rëndësishëm liberalizimi i vizave. Duket sikur Serbia është drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Në momentin që janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës edhe pasaporta e Kosovës është bërë më e fortë. Tani është në vendin e 98. Por janë edhe disa kushte që qytetarët duhet t’i plotësojnë për lëvizjen pa viza. Vetëm sot nga Kosova janë bërë 22 fluturime.

/abcnews.al/