Libani kërcënon të dëbojë 1.5 milionë refugjatë sirianë

schedule17:11 - 20 Qershor, 2022

schedule 17:11 - 20 Qershor, 2022

Kryeministri libanez tha sot se vendi i tij, i cili është në një krizë ekonomike të paprecedentë, do të dëbojë refugjatët sirianë që ndodhen në territorin e tij, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk i ndihmon ata në riatdhesimin e tyre.

Libani thotë se ka pritur 1.5 milionë refugjatë sirianë, numri më i madh i refugjatëve për frymë në botë.

“Njëmbëdhjetë vjet pas fillimit të konfliktit sirian, Libani nuk është më në gjendje të mbajë një barrë të tillë”, paralajmëroi Najib Mikati, duke iu referuar luftës në Sirinë fqinje që shpërtheu në 2011.

“Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë me Libanin për riatdhesimin e sirianëve të zhvendosur”, shtoi kryeministri.

“Përndryshe, Libani do të marrë një vendim që nuk është i dëshirueshëm për vendet perëndimore, përkatësisht dëbimin e sirianëve nga Libani”, paralajmëroi ai, duke theksuar se kjo do të bëhet ligjore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!