Liban, vriten në një sulm izraelit pesë punonjës shëndetësorë

schedule07:45 - 10 Tetor, 2024

schedule 07:45 - 10 Tetor, 2024

Pesë punonjës shëndetësorë u vranë të mërkurën nga një sulm izraelit në Libanin jugor, njoftoi ministria e shëndetësisë e vendit. Punonjësit ishin duke punuar në një qendër operacionale të Mbrojtjes Civile në komunitetin Derdgaya.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit dënoi sulmin ndaj shpëtimtarëve dhe punonjësve të ndihmës, duke nënvizuar se Izraeli ka shkelur edhe një herë ligjin ndërkombëtar dhe konventat humanitare.

Mbrojtja Civile e Libanit konfirmoi vdekjen e punonjësve, duke vënë në dukje se personeli i saj ishte në gatishmëri për të ofruar ndihmë kur ndodhi sulmi izraelit.