Gjashtë persona u vranë sot në sulmet izraelite në ndërtesat në qytetin jugor të Libanit, Nabatiyeh, ndërsa koordinatori special i OKB-së për vendin duke bërë thirrje që “civilët dhe infrastruktura të mbrohen”.
Në mëngjes, forcat ajrore të Izraelit nisën “11 sulme kundër Nabatiyeh dhe rrethinat e saj”, të konsideruara si një bastion i Hezbollahut dhe aleatit të tij, lëvizjes Amal, deklaroi kreu i qarkut, Howaida Turk.
Të paktën gjashtë persona u vranë, sipas një raporti të përkohshëm të ministrisë së Shëndetësisë, dhe 43 të tjerë u plagosën. Kryetari i bashkisë Ahmad Khalil, i cili ishte në komunë me zyrtarë të tjerë për një takim të komitetit lokal të menaxhimit të krizave, ishte midis të vdekurve.
Gjithashtu u vranë “dy mjekë” nga një qendër shëndetësore aty pranë, sipas shefit të shpëtimit të Hezbollahut./abcnews.al