Ushtria izraelite deklaroi se avionët e saj luftarakë kanë sulmuar një ndërtesë ushtarake të Hezbollahut brenda Libanit.
Sulmi u krye në një zonë në Meiss el-Jabal, në Libanin jugor, ku po qëndronin anëtarët e grupit, sipas deklaratës, shkruan Al Jazeera.
15 raketa janë lëshuar nga Libani drejt një poste ushtarake pranë Manarës në veri të Izraelit gjatë natës.
Ata ranë në zona të hapura pa shkaktuar asnjë viktimë, thuhej ndër të tjera në deklaratën e ushtrisë./abcnews.al