Lezhë, “shpërthejnë” ujërat e zeza/ Banorët e lagjes Skënderbeg: Frikë për infeksione, s’ka zgjidhje prej një viti

schedule15:13 - 30 Tetor, 2023

schedule 15:13 - 30 Tetor, 2023

Ky qoshk pallati është kthyer në makth të banorëve të Lezhës prej gati një viti. Bllokimi i një prej pusetave ka grumbulluar në të ujërat e zeza të lagjes që mban emrin e heroit kombëtar.

Kutërbimi është shqetësimi më i vogël. Banorët i druhen përhapjes së infeksioneve.

Shqetësimin ia kanë përcjellë edhe bashkisë por zgjidhja duket ende larg.

Lagjia Skënderbeg ndodhet shumë pranë memorialit të heroit kombëtar dhe rrugët aty rrihen shpesh nga turistët. Banorët thonë se kjo situatë i turpëron para vizitorëve.

Abc neës kontaktoi me përfaqësues të ujësjellës dhe kanalizimeve të cilët premtuan pastrim të zonës por thanë se zgjidhja përfundimtare do të vijë pas ndërtimit të rrjetit të ri të kanalizimeve puna për të cilin nis vitin e ardhshem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!