EMRI/ Shiste pije alkoolike pa asnjë dokumentacion shoqërues, procedohet administratori i dyqanit

schedule15:06 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:06 - 20 Dhjetor, 2023

Ka rënë në prangat e policisë së Lezhës shtetasi, Hamza Celami, i cili është administrator në një subjekt privat në Lezhë. Mësohet se 60-vjeçari shiste pije alkoolike pas asnjë dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e mallit.

Sakaq, janë sekuestruar më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Ethanol”.

Evidentohet një subjekt privat për magazinimin dhe shitjen me shumicë të pijeve të ndryshme alkoolike, në kundërshtim me ligjin.

Procedohet penalisht administratori i këtij subjekti, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen qindra shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa asnjë dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e mallit.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në subjekte të ndryshme private, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ethanol”.

Gjatë operacionit, në një subjekt privat në qytetin e Lezhës, janë gjetur më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre. Shishet me pije alkoolike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti, shtetasin 60 vjeç, Hamza Celami banues në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al